Zbulimi i edicionit të kaluar, Mirlind Daku do të vazhdojë të luajë për Llapin.

Sulmuesi gjilanas ka kontratë me ekipin e Tahir Batatinës dhe do të vazhdojë ta respektojë atë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, Daku ka konfirmuar skuadrën e tij për sezonin e ri dhe ajo do të jetë Llapi.
DAKU

“Ready for the new season” (gati për sezonin e ri), ka shkruar Daku, duke paralajmëruar kështu edhe rivalët e Vala Superligës.

Mirlind-Daku3

Për Dakun kishin interesimin nga disa skuadra të Superligës si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.