Ndeshja e të hënës mbrëma ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Everton u shoqërua me disa incidente që u bënë kryetemë në mediat sportive.

Spursat fituan me rezultat 1-0, mirëpo zhvilluan 90 minutat më të dobëta që nga rikthimi i futbollit.

Një prej momenteve më të përfolura ndodhi në fund të pjesës së parë, kur portieri Hugo Lloris u konfrontua me bashkëlojtarin Son Heung-min.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Ky reagim dukej si befasi për të gjithë shikuesit, ndërsa xhirimet e Sky Sports treguan se kapiteni u acarua me anësorin jugkorean për shkak të mosangazhimit të mjaftueshëm duke i lejuar Yerry Minas të shkonte përpara dhe më pas rezultoi me goditjen e Richarlison.

Sidoqoftë, dy lojtarët u pajtuan në fund të takimit dhe ndanë një përqafim për kamerat.

Në ndërkohë, trajneri Jose Mourinho ka thënë se arsyeja e kësaj zënke vinte nga ai, pasi që u kishte kërkuar lojtarëve që t’i bënin presin njëri-tjetrit.