Sot ( 19 korrik) është mbajtur Kuvendi për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së.

Xhemajl Rexha nga Kanal10 është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Rexha ishte në garë me gazetarin Arton Mulliqin nga RTK.

Xhemajl Rexha ka arritur të mbledh 171 vota, ndërsa Arton Mulliqi 146 vota.