Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halit është parë derisa e ka ndaluar Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com në lidhje me këtë çështje duke dërguar edhe foto.

Sipas fotografisë, ai është parë në sheshin “Nëna Tereza” derisa është ndaluar nga zyrtarët policorë.

Bartja e maskës është obligative sipas vendimit të fundit të Qeverisë./kallxo