Pjesëtarë të xhandarmerisë serbe kanë hyrë sot në territorin e Kosovës.

Banorët e rajonit të Podujevës kanë thënë për Indeksonline se sot disa pjesëtarë të xhandarmerisë serbe kanë hyrë në pjesën e Kosovës për të patrulluar.

Sipas tyre, ata madje kanë ecur edhe në pronën e tyre private në fshatin Dumnicë të Podujevës vend ky në zonën kufitare, më pas janë tërhequr sërish në territorin e Serbisë.

“Kishim frikë nga shfaqja e tyre. U habitëm kur i pamë në arat tona”, kanë thënë ata.

Edhe në të kaluarën, xhandarmëria serbe kishin shkelur territorin e Kosovës, si në rajonin e Podujevës ashtu edhe në atë të Kamenicës