Lojtarë dhe artistë nga fusha të ndryshme janë bërë bashkë për një ndeshje bamirësie që mban emrin “Loja e yjeve”.

Sot nëpërmjet një konference për media është bërë publik formacioni zyrtar i ndeshjes, njofton Klan Kosova.

Pas konferencës lojtarët bashkë me artistët kanë shkuar për të bërë homazhe tek varri i Fadil Vokrrit.

Granit Xhaka dhe Milot Rashica dërguan lule.

Kujtojmë se duke filluar nga ora 20:00 do të filloj ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” ku parat nga biletat e shitura do të shkojnë në ndihmë për 10 familje skamnore.