Manchester United do të përballet me West Ham United në udhëtim në kuadër të javës së pestë në Premierligë.

Manchester United me fitore prej tri e më shumë golave do të shkonte në pozitën e parë në tabelë, duke e kaluar kështu Liverpoolin.

Tashmë Solskjaer e ka emëruar 11-shen që do të startojë ndaj “Çekanëve”, ndërsa Cristiano Ronaldo do t’i prijë sulmit të “Djajve të Kuq”.