Werder Bremeni ka konfirmuar se ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të largohet në verë.

“Ka lëvizje dhe diskutime me një klub, por ka edhe klube tjera të interesuara për të. Ne duhet të llogarisim se ai nuk do të jetë me ne stinorin e ardhshëm. Por, nuk kemi nevojë ta shesim përfundi vlerës që ka”, ka thënë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, për faqen zyrtare të klubit.

RB Leipzig po përflitet si destinacion i ardhshëm i Rashicës.