Volkswagen mund të ndërtojë një fabrikë të re në Serbi për të ndërtuar një pjesë të vogël të automjeteve të saj, të udhëhequr nga ato të markës Skoda.

Raportet e fundit thonë se prodhuesi gjerman i makinave mund të mbyllë objektin e prodhimit që ka në Solomonovos të Ukrainës për shkak të kushteve të vështira ekonomike në vend, shkruan IndeksOnline. 

Kjo fabrikë ndërton Audi A4 dhe A6, Skoda Fabia dhe Octavia, poashtu Seat Leon, Altea dhe Toldea. Kapaciteti vjetor i prodhimit në fabrikë qëndron në 45,000 njësi, por në vitin 2016 u ndërtuan vetëm 4,000 automjete.

Importuesi i përgjithshëm të makinave Skoda në Serbi, Milenko Kostiç, tha për gazetën Novosti se menaxhmenti i Volkswagen dhe Skoda i kanë kërkuar informacione rreth Serbisë.

“Për shkak të situatës në atë vend [Ukrainë], rezultatet e pritura nuk janë arritur kurrë. Ardhja e mundshme e Volkswagen do të ishte një lajm fantastik për vendin dhe ekonominë tonë.

“Më pyetën për pagën mesatare, trajnimin e fuqisë punëtore, për gjithçka që lidhet me kushtet e biznesit”, tha Kostic.

Grupi Volkswagen ka shtyrë për një fabrikë të re multi-markë në Evropën Lindore për një kohë të gjatë dhe Skoda pritet të marrë rolin udhëheqës në këtë aspekt. Duke folur për News Auto, shefi ekzekutiv i Skoda, Bernhard Maier, tha se prodhuesi i makinave kishte katër vende kandidate në mendje për fabrikën por nuk pranoi të rendiste ato.

Nëse VW kalon me një fabrikë në Serbi, ka gjasa të marrë 300 deri 400 hektarë tokë për këtë vend. Kostiç tha se vendet e vetme të përshtatshme për një fabrikë kaq të madhe do të ishin pranë qytetit të Nishit dhe në krahinën autonome të Vojvodinës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është veçanërisht i prirur për të siguruar një fabrikë Volkswagen dhe do të ketë një takim me përfaqësuesit e VW këtë javë.

“Serbia është vendi më i fortë, më i qëndrueshëm dhe më i mirë për Volkswagen krahasuar me të gjitha vendet mike të interesuara për këtë investim – Turqia, Rumania, Bullgaria dhe një vend tjetër”, tha Vucic.