Prodhuesi gjerman i automjeteve, Volkswagen, ka publikuar një fotografi reklamuese, përmes së cilës ka paralajmëruar modelin e shumëpritur – Golf 8.

VW do të mbajë më 24 tetor një ngjarje të veçantë, me moton “Life Happens with a Golf” (“Jeta bëhet me Golf”), në Wolfsburg, Gjermani.

Golfi i ri do të jetë “lider trendi” kur të dalë në shitje në dhjetor, ka paralajmlëruar VW.

Skicat zyrtare kanë zbuluar se Golfi i ri do të jetë më i madh se modeli paraardhës, e falë kësaj do të ketë hapësirë më shumë për pasagjerët.

Skicat e kabinës zbulojnë se interieri i Golfit do të ketë një ndryshim drastik në dizajn, që nga tabela e instrumenteve, ekranit e deri te timoni.

Mediat gjermane raportojnë se Golf 8 do të dalë në shitje me çmim fillestar prej rreth 18.500 eurosh.