Lëvizja Vetëvendosje ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku po pretendon se Burim Rudari, shofer i kandidatit të LDK-së, për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, po bën presion mbi votuesit.

Sipas VV-së, Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron në Shkollën “Shaban Shala”, ku po iu bën presion votuesve.

“Në shkollën “Shaban Shala”, Burim Rudari, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe bën presion ndaj votuesve”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Ata kanë ftuar organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi.

“Ftojmë organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi dhe kujtdo tjetër që për qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor”, theksohet në njoftimin e VV-së.