Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se kanë vizituar zonat e përmbytura nga uji, shkruan Llapi.info

Sipas tyre disa rrugë janë konstatuar se janë të bllokuara dhe se një familje ka mbetur e mbyllur pasi oborri tyre është vërshuar nga uji.

“Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë,pas informatave të pranuara prej aktivistëve nga fshatra e lokalitete,dolën në teren me qëllim që të vizitohen vendet e prekura nga vërshimet dhe për të dëgjuar hallet e banorëve. U konstatua se disa rrugë ishin bllokuar dhe banorët kishin mbetur të mbyllur(familja Fazliu fshati Gllamnik), dhe uji ishte futur nëpër oborre dhe në një shtëpi në Gërdoc familja është dashur të evakuohet për shkak të rrezikimit nga përmbytja” thuhet në komunikatë

Tutje në këtë kumtesë thuhet se shkaku kryesor i këtyre vërshimeve është se Komuna nuk ka bërë pastrimin lumenjve të cilët janë mbushur me mbeturina ku nga këto devijohet rrjedha e tyre.

“Konstatohet se shkaqet kryesore është se Komuna nuk ka bërë pastrimin e lumenjve të cilët janë të mbushur me mbeturina të cilat devijojnë rrjedhat, mos zgjerimi i Lumit Llap si dhe vendosja e gypave jo adekuat.Më s’keqi e kanë pësuar fshatrat Letanc, Batllavë, Gllamnik, Sfeçël, Surkish, Dumnicë (Lagja e Azemajve).Duke konstatuar këtë gjendje të jashtëzakonshme do të kërkohet që Kuvendi Komunal i Podujevës tē mbajë takim të jashtëzakonshëm për të trajtuar një herë e mirë këtë problematikë dhe për të bërë zgjidhjen e duhur” përfundon komunikata./Llapi.info

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë