Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka reaguar në lidhje me hapjen e konkursit për punë në qendrën për Punë Sociale i cili është anuluar, njofton Llapi.info

Sipas VV-së, anulimi i konkursit është skandaloz, pasi që aplikuesit i janë nënshtruar testimit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në bazë të informatave të brendshme, konsideron se anulimi i konkursit është bërë për shkak të mos përmbushjes së kritereve të aplikantëve të preferuar të tyre apo thëne më drejtë, të Kryetarit te Komunës” thuhet në reagimin e tyre.

Më poshtë reagimi i plotë:

KONKURSI I MANIPULUAR

Komuna e Podujevës më saktësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenës Sociale, me datën 17.04.2018 ka hapur konkurs për plotësimin e dy pozitave te lira në Qendrën për Pune Sociale, përderisa me datën 24.05.2018 të njëjtin konkurs e anulon me dy arsyetime të cilat janë në kundërthënie njëra me tjetrën. Njëra për arsye objektive, kurse tjetra për disa gabime apo lëshime teknike. Skandaloz është anulimi i konkursit, pasi që aplikantët iu kanë nënshtruar testit pranues me shkrim.

Në bazë të rregullores nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, konkursi mund të anulohet në rast se kandidatët nuk i kanë plotësuar kriteret formale për aplikim apo gjatë testimit a intervistës me gojë, nuk kanë arritur pikët minimale për rekrutimin për ketë pozitë. Kjo dëshmon që Komuna e Podujevës ka vepruar kundërligjshëm.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në bazë të informatave të brendshme, konsideron se anulimi i konkursit është bërë për shkak të mos përmbushjes së kritereve të aplikanteve të preferuar të tyre apo thëne më drejtë, të Kryetarit te Komunës.
Lëvizja posedon emrat e personave të preferuar, mirëpo për shkak të ruajtjes së privatësisë tani për tani nuk do të publikohen.

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë