Nëse çmimi i kulturës së mjedrës nuk arrin të jetë nga 1.30 deri në 1.50 euro atëherë kultivuesit e saj duhet protestuar.

Kështu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook ish kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ajet Potera i cili për një gjë të tillë ka thënë se përkrahje të fuqishme do të kenë edhe nga vet ai, transmeton Llapi.info.

Potera ka thënë se çmimi i mjedrës i cili duhet të jet deri në 1.50 euro, duhet të ketë edhe një mbështetje institucionale.

“Për fermerët (bujqit) që janë kultivues të mjedrës, duhet mbështetje institucionale, që çmimi i mjedrës të jetë 1.30 deri 1.50 euro kg. Përndryshe duhet protestuar dhe unë do të ju përkrah fuqishëm …” ka shkruar Potera.