Që 20 minuta ishte paraparë që në Kuvend të Kosovës të fillonte takimi i LV-së dhe LDK-së me ambasadorët e QUINT’it në vend dhe përfaqësuesen e zyrës së BE-së, raporton Gazeta Express.

Mirëpo, deri më tani, përveç zyrtarëve të lartë të të dy partive, në Kuvend nuk ka arritur asnjë prej ambasadorëve, raporton Televizioni T7.

Madje, nga ambasada gjermane në Prishtinë dhe zyra e BE-së kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për takimin e sotëm.

Pavarësisht kësaj, para se të hynte në takim, nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi u shpreh i bindur se do të shkojnë ambasadorët.