Mëngjesin e sotëm dyshohet të jenë helmuar 26 zyrtarë të cilët ishin në vendin ku do të verifikoheshin votat e ardhura nga Serbia, transmeton Llapi.info.

Helmimin e zyrtarëve e ka dënuar Lëvizja Vetëvendosje, teksa kjo parti ka kërkuar nga autoritetet shtetërore ta hetojnë këtë rast.

Reagimi i plotë:

Reagim për helmimin e punonjësve të KQZ

Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar.

Reagim për helmimin e punonjësve të KQZHelmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Sonntag, 13. Oktober 2019