Vullneti i qytetarëve i shprehur me votë është i shenjtë, i tillë duhet të mbetet

Shkruan: Shemsi Jashari, drejtor i “Demokracia Fillon Këtu”

Jemi në fushatën zgjedhore dhe si qytetarë duhet të jemi të vetëdijeshëm që zgjedhjet janë themeli i një shoqërie demokratike. Ndërtimi i institucioneve përfaqësuese lokale, të cilat bartin përgjegjësinë për të drejtuar komunën, e me të edhe shoqërinë në nivel lokal, duhet të bazohet në vullnetin e lirë dhe të pa cenuar të qytetarëve.

Vëzhgimi i zgjedhjeve nga organizatat jo qeveritare vendore dhe nderkombëtare, është i nevojshëm dhe shumë produktiv, në funksion të ruajtjës së votës së të gjithë kandidatëve, e sidomos të atyre që nuk janë pjesë e klaneve dhe grupacioneve brenda subjekteve. Vëzhguesit e OJQ-ve, duhet të kryejnë mandatin e tyre pa anuar politikisht dhe duhet të raportojnë sipas procedures çdo shkelje të ligjit, dhe çdo ankesë të dokumentuar. Aty nuk duhet të ketë kompromis, keqpërdoruesit dhe hajnat e votave duhet quar në burg.
Organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike dhe cilësia e organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve është një ndër pikat kyçe të vlerësimit të demokracive të reja dhe atyre në tranzicion. Si vend që është në përpjekje e sipër për të ndërtuar një demokraci pluraliste dhe funksionale, Kosova duhet medoemos që të jetë në gjendje të organizojë zgjedhje në pajtim me standardet ndërkombëtare të cilat i kanë përqafuar vendet e tjera demokratike.

Në të kaluarën, kan qenë të shpeshta rastet kur, janë manipuluar votat e qytetarëve si pasoj e vjedhjës dhe keqpërdorimit të votës nga komisioner e militant të të gjitha partive, ne jemi deshmitarë të shumë rasteve ku me mburrje është folur se si kanë manipuluar me rezultat të zgjedhjeve.

Kohën e fundit gjykatat janë marr shumë më seriozisht me këtë problem të madh. Një numer i madhë i manipuluesve dhe abuzuesve me votë iu janë shqiptuar denime dhe gjoba për krimet që i kanë bërë, prandaj ky mesazh duhet të jetë i qartë për të gjithë ata komisioner e vezhgues , se ai që kapet duke tentuar të vjedh vota, apo që ka manipuluar rezultatin e tyre, duke plotësuar formular rezultatesh jo reale, do të raprotohet dhe do të ndiqet penalisht sipas Kodit Penal të Kosovës.Është obligim që të gjithë të njoftohen se pasojat e keqpërdorimeve me votë janë mjaft të mëdha dhe se gjykata nuk do ta falë askënd që mund ti shkojë mendja të vjedh apo të manpuloj me vota të qytetarëve. Partitë politike, i kan lënë vetëm, ata që kan vjedhur për partinë dhe asnjë përgjegjësi nuk kan marrë. Shumë të rinjë euforik janë ndarë të zhgënjyer me partitë e tyre pasi pasojat për vjedhje i kanë bartur personalisht ata që kanë vjedhur duke u bërë kështu me dosjke kriminale për tërë jetën.

Duke qenë se, Rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” do të jetë pjesë e vezhgimit të zgjedhjeve ne zotohemi se çdo shkelje e identifikuar, pavarsisht nga kush do të bëhët, do të raportohet dhe do të ndiqet sipas procedurave legale.

Vetëm kur vullneti i sovranit jetësohet, mund të themi se kemi përfaqsim të drejt prandaj vota duhet fituar dhe jo vjedhur.