Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili po merr pjesë në një forum ndërkombëtar në Pekin, ka thënë se “e drejta ndërkombëtare ka vdekur që nga çasti kur NATO bombardoi Serbinë pa një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB”.

e citojnë mediat e Beogradit, ai ka shtuar se “Tani, ndërkaq, ka presione që Kosova të pranohet në Interpol e UNESCO. Dhe si do të mundet Interpoli të ruajë autoritetin e tij nëse në të dhënat për narkodilerët ka qasje Prishtina, prej nga vijnë narko-klanet më të fuqishme” (kujtojmë se ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, përmes një letre dërguar sot vendeve anëtare të Interpolit, ndër të tjera si një nga arsyet që të refuzohet pranimi i Kosovës në këtë organizatë ka përmendur “… arsyen policore. Kosova edhe tash, përmes UNMIK-ut ka kontakt me Interpolin dhe mund të bëjë kërkime në të gjitha bazat e të dhënave dhe të shohin aktakuzat”, prandaj s’ka nevojë të anëtarësohet për të qenë më kontribuuese në luftimin e krimit”).

Ministri serb i Mbrojtjes, Vulin ka thënë para të pranishmëve në këtë forum ndërkombëtar, në Pekin, se “Serbia sot ballafaqohet me një sfidë të veçantë që përbën kërcënimin më të madh për Ballkanin dhe kjo është Shqipëria e Madhe”, transmeton Koha.net. Që ajo të krijohet ajo duhet të copëtojë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore, madje edhe Greqinë”.

Forumi i sivjetshëm Ndërkombëtar i Sigurisë, që po mbahet në Pekin, ka mbledhur 500 përfaqësues nga 72 vende e organizata ndërkombëtare.