Ilustrim

Mediat në Serbi raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar ushtrinë që të vendoset në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.

Këtë ia kanë konfirmuar Tanjugut, Kabineti i Presidentit, i cili është gjithashtu Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Serbe.

Urdhri u transferua te shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, raporton kjo medie.

Anëtarët e njësive speciale të Kosovës të ROSU u vendosën sot në mëngjes pranë digës dhe liqenit artificial Gazivode.