Kryetari i Serbisë Aleksandar sot ka folur me tone “zbutëse” rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ngritjes së taksës 100 % për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe paralajmërimeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, të cilat në nga Beograd zyrtar po quhen ngritje tensionesh, transmeton Koha.net.

Ai duke folur për tv pink ka thënë se është i bindur se në Kosovë nuk do të ketë luftë.

“Nuk dua ta përdor këtë fjalë (luftë), Ndërsa më duket se në Kosovë nuk po kuptohet dimensioni i katastrofës që mund të nxitet. I lus njerëzit atje t’i thërrasin mendjes. Jemi në situatën jo vetëm të luajmë shah me ata që kanë ndihmën e 10 pëshpëritësve, ashtu siç i kanë ata nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca. Dhe ne duhet të mendojmë jo vetëm se çfarë kush ka ndër mend , por a do të ngrehet dikush që ta godasë me tabelë (të shahut) veten dhe të tjerët. Kur e keni një kundërshtar të tillë të paparashikueshëm, ky gjithsesi që është problem”, ka thënë Vuçiq duke folur rreth paralajmërimeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij, Serbia është në situatë shumë të vështirë në të cilën nuk mund të parashihen hapat, porse ajo do ta ruajë paqen.