Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në ceremo ninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat në mes të të të dyja vendeve në Munih të Gjermanisë.

Firmat në këtë ujdi i vendosën nga delegacioni kosovar: Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, kurse nga pala serbe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, njofton Klan Kosova.

Marrëveshja për hekurudhat u bë pak para se nisjes së Konferencës së Sigurisë që tubon në Gjermani liderë nga e mbarë bota.

“Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të serbëve”, tha kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq i cili përmendi posaçërisht serbët që jetojnë në Graçanicë, Anamoravë, transmeton Klan Kosova.