Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me kancelarën gjermane, Angela Merkel Në Berlin të Gjermanisë.

Përvec raporteve ndërmjet dy vendeve, në këtë takim është thënë se zgjidhja e problemeve me Kosovën duhet të përkrahet nga të gjitha shtetet e mëdha.

“Për zgjidhjen me Kosovën duhet të pajtohen Gjermania, Franca, BE-ja, Amerika, Turqia e Rusia”, tha presidenti serb, shkruajnë mediat serbe.
Vuçiq tutje ka thënë është i gatshëm për kompromis në lidhje me Kosovën.

“Jemi gati për një kompromis. I thashë edhe Merkelit, dhe për këtë duhet të jenë të gatshme dy palët”, tha Vuçiq.

Vuçiq u takua me Angel Merkel më 27 shkurt në Berlin dhe një nga temat ishte një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Kosovës.

Presidenti serb ka njoftuar kohët e fundit se do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë evropianë dhe botërorë deri me 20 prill.