Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se shteti i tij ka përparuar në rrugën evropiane në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

“Ne duhet të jemi të hapur, të gatshëm për të bashkëpunuar dhe përqafuar çdo shans për rritje ekonomike, lidhje infrastrukturore dhe shkëmbim idesh, kjo është arsyeja se pse projekti “Ballkani i Hapur” paraqet një mundësi të madhe, por edhe shpresë, përgjegjësi dhe detyrim për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe të ndryshme”, ka thënë Vuçiq.

Ai në një tekst autorial i publikuar në gazetën “Politika”, ka thënë se “Ballkani i Hapur” ka qenë një nismë e cila është filluar për herë në rajon.

“Marrëveshjet në Shkup janë historike dhe rezultatet e tyre do të jenë historike”.