Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një vrasje në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se një person i gjinisë mashkullore, ka mbetur i vrarë në një lokal të këtij qyteti, rreth orës 15:36.

Gashi tutje shtoi se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, kurse shkaqet për këtë rast tragjik ende nuk dihen.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjin Gazuli” të Pejës.

“Policia ka pranuar informacion se në orën 15:36, se në rrugën “Gjin Gazuli”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në një lokal. Motivet ende nuk dihet. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha ai për Reporteri.net.