Të shtënat me armë zjarri në drejtim të Arian Selmanit (30-vjeç) dhe nipit të tij E.S (23-vjeç) mbrëmë pak metra larg shtëpisë së tij në fshatin Surkish të Podujevës, lanë të vdekur Arianin. Nipi i tij 23-vjeç u plagos rëndë por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“I plagosuri është në trajtim në Klinikën e Urologjisë, jashtë rrezikut për jetën”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, për Gazetën Express.

Policia dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar se janë në kërkim të dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot te shtëpia e viktimës por familjarët kanë thënë se nuk i dinë motivet e vrasjes. Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen ata nuk kanë qenë të gatshëm të flasin.

FOTO nga vendi i ngjarjes: