Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se politikanja nga Kosova, Rada Trajkoviq në televizionin N1 akuzoi Serbinë drejtpërdrejtë për “terrorizëm shtetëror” dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai ka kërkuar që të vërtetohet nëse Trajkoviq po e flet të vërtetën, posaçërisht çfarë provash kishte për siç i quajti ai “pretendime të paturpshme”.

Gjuriq tha se përderisa nuk e thotë ajo të vërtetën, është e nevojshme të përcaktohet nëse ka elemente të përgjegjësisë ligjore në këtë përhapje të veçantë të panikut.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra në janarin e vitit të shkuar para zyrave të partisë së tij, SDP në veri të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.