Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit.

Sipas njoftimit, dita e premte dhe e shtune do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Reshjet ma të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s.