Në Vragoli të komunës së Fushë Kosovës të dielen në mesditë ka ndodhur një vdekje e dyshimtë.

Atje po dyshohet se viktima 33 vjeçare është mbetur e vdekur nga e motra tri vjet më e re, njofton Klan Kosova.

Motivet e rastit nuk dihen akoma ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi gjatë ditës se ka arrestuar të dyshuarën teksa rastin po e heton si vdekje të dyshimtë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.