Lëvizjet në kah të kundërt të automjeteve ndodhin shpeshherë nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Në disa prej tyre kanë rezultuar edhe me fatalitet, teksa një veturë sot në kah të kundërt ka lëvizur edhe në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e portalit Llapi.info, shihet vetura e cila lëviz në kahun e kundërt të kësaj rruge.

Ndëkaq, Policia vazhdimisht po apelon nga qytetarët në përgjithësi dhe drejtuesit e automjeteve në veçanti, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë të mos bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit./Llapi.info