Ndërkohë që janë numëruar afro 90 për qind e votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se gjysmën e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, nga 11 mijë e 980 votat e numëruara, VV ka marrë 6.341, duke lënë pas LDK me 2.034 vota, PDK me 1.928, koalicioni Nisma-AKR-PD 826 dhe koalicioni AAK-PSD 541 vota.

Pra, sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë vota se të gjitha partitë dhe koalicionet bashkë.