Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, është zgjedhur nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo u konfirmua pas mbledhjes së këshillit të partisë, e cila u mbajt gjatë ditës së sotme, shkruan Reporteri.net.

Kreu i partisë, Memli Krasniqi, ka zgjedhur emrat e anëtarëve të rinjë qo do jenë në krye të PDK-së, të cilët janë:

Nënkryetarë: Vlora Citaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.