Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se për koalicionin me Vetëvendosjen do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Ajo tha se mbledhja e Këshillit do të ndodhë shumë shpejt sepse nuk ka kohë për të humbur, njofton Klan Kosova.

“Për këtë çështje do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe përfundimisht deputetët që e kanë edhe legjimitetin qytetar. Është në ndërgjegjën dhe vullnetin e secilit anëtar të Këshillit dhe besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë që e kanë detyrën sipas statutit”.

“Kam deklaruar dje dhe e përsëris që për propozime të tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm do të bisedojmë me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat. Nuk mund të paragjykoj mendimin e anëtarëve sepse secili ka mandat dhe përgjegjësi para qytetarëve”.