Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dërguar një letër kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se përmes kësaj letre Osmani ia ka kërkuar Dakës dorëheqjen nga kjo pozitë.

Mirëpo, burimet e Sinjalit brenda Presidencës kanë bërë të ditur se një kërkesë e tillë është refuzuar nga Daka.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me kryetaren e KQZ-së dhe me Presidencën, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje zyrtare nga asnjëra palë.