Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se qeveria e kaluar ka paguar për të shpërblyer Serbinë me territor të Kosovës dhe se disa prej këtyre që e bënë këtë turp duan të kthehen në qeveri.

“Qeveria e kaluar shpenzoi paratë e taksapaguesve për të lobuar ‘modifikimin e kufijve’, si për shembull për ta ‘shpërblyer’ Serbinë me territor të Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundrejt njerëzve tanë. Disa prej atyre që udhëhoqën këtë turp duan të kthehen dhe të na qeverisin përsëri,” ka shkruar ajo në Tëitter.