Vjet në QKUK u trajtuan 730 persona me epilepsi

Vjet në QKUK u trajtuan 730 persona me epilepsi

Në klinikën e neurologjisë në QKUK gjatë viti 2015 janë trajtuar 730 persona me epilepsi, mirëpo ende nuk ekziston një regjistër i saktë i të prekurve me epilepsi në Kosovë.

Ndërsa në tërë botën 50 milionë njerëz vuajnë nga epilepsia, ku nga këta njerëz të prekur më këtë sëmundje 8 milionë janë nga Evropa.

Këto të dhëna u bënë të ditur sot në një tryezë të organizuar nga Shoqata kundër Epilepsisë në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë.

Kryetarja Shoqatës Kundër Epilepsisë, Valbona Govori, transmeton kp, paraqiti disa probleme me të cilat ballafaqohen pacientët kosovar të cilët janë të prekur me epilepsi.

“Duhet ti përmirësojmë shërbimet dhe kujdesin për pacientë. Çdo ditë ballafaqohemi me pacientë që kanë problemi me terapi, ne bëjmë modifikime të barit sepse pacienti nuk ka mundësi me siguri dhe për këtë bëjmë thirrje që disa barna të hyjnë në listën esenciale”, tha ajo.

Nexhmedin Shala, Drejtor i klinikës së neurologjisë kërkoi që të bëhet një sensibilizim për kujdesin ndaj këtyre pacientëve, deri sa trego i se klinika e neurologjisë ka shumë sfida.