24 automjete ushtarake i erdhën dje Kosovës nga Amerikë, në prag të formimit të Ushtrisë së Kosovës.
24 automjete të tipit “Humvee” pritet ta ndihmojnë FSK-në në rrugën e saj drejt transformimit në Ushtri.

Ndaj kësaj ka reaguar ashpër së fundi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

“Tani kemi nevojë për më pak tension, një ushtri e re e Kosovës dhe përdorimi i barutit do të mund ta shtynte gjithë rajonin në një humenrë”, tha Gjuriq, transmeton Insajderi.

Ai foli përsëri edhe në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Deklaroi se dikush po dëshiron një situatë të tensionuar në Kosovë.

“Gjithë kjo që kemi bërë në periudhën e mëparshme synon normalizimin e situatës në Kosovë, por dikush dëshiron një gjendje të parregullt”, tha Marko Gjuriq.

Ndryshe votimi i Ushtrisë së Kosovës pritet të bëhet të premten nga ora 10:00.