Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në fshatin Pakashticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policsë së Kosovës, nën jë shtëpi janë vjedhur para të gatshme dhe gjësende tjera.

“Fsh. Pakashticë e Poshtme, Podujevë 24.11.2020 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e tij, i kanë demoluar gjësendet dhe kanë vjedhur para të gatshme, një unazë ari, kartelat bankare dhe dokumente personale. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti”, ka thënë ai.

Ndërkaq, policia s’ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar përkitazi me këtë rast. Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda. Pak ditë më parë, në një shtëpi në rrugën “Fitorja”, ka ndodhur vjedhja e mbi 10 mijë eurove.

Vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info