Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar të premten në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas Policisë së Kosovës, hajnat ia kanë thyer xhamin një veture dhe i grabitur një shumë parash një personi në fshatin Gllamnik të kësaj komune.

“Fsh. Gllamnik, Podujevë 18.09.2020-13:15. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedh portofolin me dokumente personale dhe 350 euro”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës thotë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik. I njëjti është klasifikuar tek incidentet kriminale dhe është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Kujtojmë, një tjetër vjedhje e tillë kishte ndodhur edhe rrugës për në fshatin Shtedim, ku Sipas Policisë së Kosovës, tre të maskuar, njëri me thikë, i kishin grabitur një shumë parash viktimës.

Ndërkohë, vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info