Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Statcioni Policor në Podujevë janë shënuar raste jo të pakëta devijante.

Raportohet për armëmbajtje pa leje në fshatin Lluga, me c’rast është konfiskuar një armë dhe municon.

E konsideruar si vjedhje e rëndë nga policia, në fshatin Bellopojë janë vjedhur gjëra ushqimore në një shtëpi.

Gjithashtu është raportuar edhe për një vjedhje tjetër në rrugën “Fitorja”, atje janw vjedhur kabllot e Ipko-s.

Është shënuar një sulm ndaj personi zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare në rrugën “Skenderbeu”, me c’rast dy persona kanë sulmuar zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia/Llapi.info