Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë që së shpejti do të rregullojnë problemin me çmimin e barnave.

Vitia në fjalimin e tij në Kuvend, ka falënderuar edhe deputetin e PDK-së, Uran Ismaili që ka iniciuar Projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave, transmeton Telegrafi.

“Pajtohem plotësisht që rregullimi i çmimit të barnave është një nga çështjet kryesore për të mundësuar parandalimin e shpenzimit të xhepit të qytetarëve që ka ndodhur tash e një kohë. Kjo do të rregullohet një herë e mirë, faleminderit për bashkëpunimin”, deklaroi ai.

Vitia shtoi tutje se kanë guximin dhe vullnetin që ta rregullojnë këtë çështje përgjithmonë.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka bërë të ditur se kanë iniciuar Projektligjin për rregullimin e çmimeve të barnave dhe kërkoi që ky projektligj të aprovohet se më parë.