Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I. (1976), nga fshati Malishevë i komunës së Gjilanit.

Infektologu Arben Vishaj në një lidhje direkte në Klan Kosova ka bërë të ditur se pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konfirmuar me Covid-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

“Pacienti ka ardhur në Klinikën Infektive me 14 prill në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë. Me manifestime intensive insuficience respiratorike. Përndryshe ai ka kohë të gjatë që është në hemodializë, ka pasur pamjaftueshmëri të funksionit veshkor dhe gjendja e tij ka qenë mjaftë e rëndë që nga fillimi”.