Një përleshje fizike ka ndodhur para pak minutave në dalje të stadiumit të Pejës, ku u zhvillua ndeshja e kampionatit Drita-Prishtina.

Por përpos kësaj përleshje sipas burimeve të Indeksonline një veturë e tipit ‘Passat’ ka shkelur disa persona, tifozë të klubit futbollistik Pristhina.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente përderisa dyshohet se janë 6 apo 7 persona të goditur nga kjo veturë. Duhet përkujtuar që Policia e Kosovës sot ka shtuar forcat e sigurisë në Pejë për arsye të mundësisë të tendosje së situatës në mes tifozëve./Indeksonline/

Shkelen tifozët e Prishtinës

Vetura me tabela të Gjilanit i shkel tifozët e Prishtinës

Publiée par IndeksOnline sur dimanche 20 mai 2018