Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta në fshatin Shakovicë të Podujevës. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit, duke dërguar edhe foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij, një vetur e tipit “Audi A6” me targa gjermane për shkak të mos respektimit të shpejtësisë ka goditur traktorin i cili po barte dru.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë ka bërë të ditur për llapi.info se si pasojë e këtij aksidenti 3 persona kanë marrë lëndime jo të rënda trupore, dy fëmijë dhe një i rritur. Ata janë trajtuar në Qendrën Emergjentë në Podujevë, dhe më pas janë lëshuar për në shtëpi./llapi.info

11793225_966049660123977_137712555_n

11815961_966049606790649_185027584_n