Një fëmijë i moshës 12 vjeçare është goditur nga një veturë e tipit golf 4 në rrugën Shajkovc- Podujevë, më saktësisht tek ura e Nishit, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës ku thanë se i mituri është dërguar pa vetëdije në QKUK në Prishtinë.

Sipas lexuesve të Llapi.info, ngasësi i veturës i cili ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes mirëpo është ndaluar nga Policia e cila tashmë është duke e trajtuar rastin.

Llapi.info do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast….