Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë, me ç’rast një person është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë thënë se vetura e ka goditur një këmbësor, të moshës 22-vjeçare.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal“, thuhet në përgjigjen e Policisë./Llapi.info