Një djalosh 11-vjeçar rreth orës 12:00 është goditur nga një veturë në Podujevë, përkatësisht në afërsi të Terminalit.

Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka konfirmuar policia e Podujevës.

Sipas tyre, djaloshi 11-vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjeksor është dërguar për në shtëpi.

Ndërsa, personi që e ka goditur 11-vjeçarin është liruar me procedur të rregullt. Lënda është dërguar nëgjykatë dhe pritet shqyrtimi i rastit./Llapi.info