Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në kilometrin e parë të rrugës nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësisht te vendi i quajtur “Qershiat e Llapashticës”, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i lënduar. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Reth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme, në nivel vendi, janë regjistruar 49 aksidente, prej tyre, 16 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info.

Më poshtë, pamje nga aksidenti: