Para pak minutash është goditur një këmbësorë në fshatin Sibofc të Podujevës, raporton Llapi.info

Ekipet e Emergjencës dhe Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I Godituri nga makina është lënduar dhe është dërguar menjeherë në QKUK në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar edhe Emergjenca në Podujevë për Llapi.info

“Ekipet tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se i godituri është lënduar dhe menjëherë është dërguar për Prishtinë në QKUK” tha mjeku kujdestar i Emergjencës për Llapi.info