Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, është aksidentuar mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Lakrishtë ku Kelmendi është goditur nga një veturë në lëvizje derisa ishte në motoçikletën e tij.

Për fat të mirë, Kelmendi ka bërë të ditur se ka shpëtuar pa lëndime. Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se nuk ka marrë asnjë lëndim.

“Mirë jam.
Asgjë s’ka ndodhë. Aksident krejt i vogël.
Nuk kam asnjë lëndim, asnjë gërvishtje.
Faleminderit për kujdesin.”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.