Një veturë e tipit Pasat VW ka goditur dje rreth orë 8: 25 minuta të mëngjesit një biçikletë e cila drejtohej nga një person mashkull, transmeton Llapi.info.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Policia përmes raportit të saj ka bërë të ditur se deri tek aksidenti ka ardhur si shkak i pa kujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga ana e shoferit të veturës së tipit Pasat VW./Llapi.info.